Një zjarr i madh përfshin Los Angeles, të paktën dy viktima

schedule10:25 - 9 Shtator, 2022

schedule 10:25 - 9 Shtator, 2022

Një zjarr masiv që shpërtheu jashtë Los Anxhelosit është dyfishuar në përmasa në më pak se 24 orë, ndërsa Kalifornia dhe pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara perëndimore po përballen me një valë të paprecedentë të të nxehtit.

Mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuojnë shtëpitë e tyre në zonën ku është ndezur zjarri i Fairvieë, i cili deri më tani ka djegur më shumë se 77,000 hektarë.

“Zjarri po përparon në lindje, jug dhe në disa zona që janë në veri të fokusit”, tha departamenti i zjarrfikësve.

Dy persona kanë vdekur tashmë nga zjarri që shpërtheu të hënën mes një vale të nxehti që ka përfshirë Kaliforninë, si dhe disa pjesë të Nevadës dhe Arizonës për një javë.

Operatori i Pavarur i Sistemit të Kalifornisë (ISO), i cili është përgjegjës për rrjetin elektrik të shtetit, i ka kërkuar qytetarëve të “ulin konsumin” nga ora 15:00 në 22:00, dy orë më shumë se sa me njoftimet e mëparshme.

/abcnews.al