“Një person qëlloi drejt meje me pistoletë”, telefonata alarmon Policinë e Vlorës

schedule22:36 - 19 Tetor, 2020

schedule 22:36 - 19 Tetor, 2020

Një telefonatë ka alarmuar drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës mbrëmjen e sotme. Një 27-vjeçar i cili është prezantuar si M.F. ka deklaruar se në lagjen Partizani një person ka qëlluar në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Policia njofton se pas kësaj telefonate, uniformat blu kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar duke ngritur pika kontrollim ndërkohë që po këqyren kamerat e sigurisë.

“Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por  pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit .

 Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli, po këqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv. abcnews.al