Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tritoli në Vlorë, dy të arrestuar/ Lënda eksplozive me porosi nga Tirana

schedule12:03 - 20 Tetor, 2026

schedule 12:03 - 20 Tetor, 2026

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, ku automjetit të kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj, iu vendos një sasi e dyshuar lënde plasëse, tritol.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, gjatë operacionit janë shoqëruar 4 persona, ndërsa dy prej tyre mësohet se janë vënë në pranga. Të ndaluarit dhe të arrestuarit dyshohet se janë nga Tirana.

Në kuadër të veprimeve hetimore, mësohet se policia ka bllokuar edhe një automjet, i cili mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Një burim nga grupi hetimor bëri me dije se shtetasit nga Tirana kishin mbërritur në Vlorë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rolin e personave të shoqëruar në vendosjen e lëndës plasëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!