Policia ka një pistë hetimi tashmë në lidhje me shpërthimin e një sasie lënde plasëse në një lokal në zonën e Liqenit në Tiranë.
Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se pista e parë lidhet me problemet me konkurrencën që mund të ketë patur pronari i lojali8t M.H, i cili ushtron gjithashtu aktivitet edhe në fushën e ndërtimit.
Policia bëri me dije se shpërthimi ndodhi në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”. Pavarësisht dëmeve te vogla ai shkaktoi jo pak frikë tek banorët përreth për shkak të zhurmës së fortë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.12.2019, rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


