Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një muze në nder të DJ të famshëm

schedule11:20 - 14 Qershor, 2020

schedule 11:20 - 14 Qershor, 2020

Një muze kushtuar jetës dhe muzikës së DJ të njohur me famë botërore, Avicii, do të hapet në Stockholm të Suedisë. “Eksperienca e Avicii” do të quhet muzeu, ku do të ketë muzikë dhe fotot të papublikuara më parë.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, arriti famën botërore me këngët “Wake Me Up”, “Hey Brother” dhe “Sunshine”, të cilat ai i bashkëprodhoi me David Guetta dhe që ishte nominuar për një Grammy.

Një nga bashkëpunëtorët e tij, Nile Rodgers, tha, “Avicii ka qenë një nga DJ-të më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një artist i rëndësishëm që bëri rekorde, por ajo që do të kujtoj më shumë është se Tim ishte një nga kantautorët më të mirë që kam punuar ndonjëherë.” /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!