Një javë rregulla strikte kundër koronavirusit në Greqi: Kushtet që duhet t’i dijë çdo qytetar

schedule11:51 - 17 Gusht, 2020

schedule 11:51 - 17 Gusht, 2020

Rritja brenda pak ditësh e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Greqi ka bërë që qeveria të urdhërojë marrjen e masave shtrënguese përgjatë një jave duke filluar nga sot.

Kështu, siç raportojnë mediat greke, thelbi i të gjitha masave është detyrimi i qytetarëve që të vendosin maskat si edhe të ruajnë distancën sociale, shkruan abcnews.al.

Gjithçka vjen në një periudhë kur është kulmi i lëvizjeve në Greqi për shkak të numrit të lartë të vizitorëve që udhëtojnë në ishujt grekë.

Masat shtrënguese hyjnë në fuqi sot dhe do të vijojnë deri më datë 24 gusht, shkruan abcnews.al.

Masat e urdhëruara nga qeveria greke përgjatë kësaj jave:

1-Në zonat me numër të lartë të prekurish (shpallen nga autoritetet) nuk lejohet mbledhja e më shumë se 10 personave në ambientet publike, përveç restoranteve, teatrove dhe kinemave, të cilat aplikojnë rregulla strikte.

2-Mbyllja me detyrim i restoranteve, bareve dhe club-eve nga mesnata deri në orën 07:00 të mëngjesit në zonën e Atikas dhe ishujve që bëjnë pjesë në gjirin e Saronikës. I njëjti rregull vlen edhe për Kretën, Selanikun, Larisan dhe Korfuzin.

3-Përdorimi i detyrueshëm i maskave të ambientet e brendshme kudo në Greqi dhe specifikisht në kampet e emigranteve, stacione, etj.

4-Të gjithë ata që kthehen nga lejet dhe punojnë në vende që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj të moshuarve apo në vende pune që kanë kontakte me shumë njerëz, duhet të bëjnë testin e koronavirusit.

5-Punonjësit që janë pjesë e grupeve që kanë numër të madh të infektuarisht mund të punojnë nga shtëpia (me kërkesë të tyre) nëse kanë kontakt të drejtpërdrejt me njerëzit. /abcnews.al