Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ikën Sylvinho, vjen italiani “Serie” B/ Trajneri brazilian i jep fund me kuqezinjtë pas 3 viteve

schedule09:51 - 19 Maj, 2026

schedule 09:51 - 19 Maj, 2026

Një cikël u mbyll, e pritet të nisë një tjetër.

Silvinjo nuk është më trajner I kombëtares shqiptare të futbollit, duke nisur nga kjo e martë e 19 majit, ndërsa kuqezinjtë iu kthyen dashurisë së vjetër, asaj italiane.

Në stol do të ulet Rolando Maran, 62-vjeçari me përvojë të gjatë në Apenine, edhe pse jo sa një De Biazi apo Reja.



Kështu mund të përmblidhet ajo që ndodhi në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Futbollit, ku Silvinjo tha lamtumirë.

“Edhe mua po më rreh zemra fort. Dua të bëj falenderimet e mia dhe të them se kemi vendosur që ishte fundi i një cikli prej 3 vitesh e gjysmë. Kemi punuar fort për të përfaqësuar sa më mirë këtë kombëtare. Një komb që më priti jashtëzakonisht mirë. I falenderoj të gjithë. I uroj shumë fat trajnerit Rolando. Urime për ciklin e ri që të bëni më të mirën për kombëtaren. Faleminderit shumë”, u shpreh Sylvinho.

Presidenti Duka dha versionin e tij për këtë rokadë, dhe theksoi objektivat.

Një trajner me përvojë, por pa suksese të spikatura, a ka besim Maran se mund t’i realizojë këto objektiva?

“Nëse nuk do të kisha besim nuk do të kisha ardhur. Mendoj se janë mundësitë për të arritur objektivat. Ekzistojnë kushtet për këtë. Nuk është e lehtë, por mendoj se janë të gjitha mundësitë për t’ia dale mbanë. Kjo duke punuar shumë, me dashuri për fanelën që ju e keni, dhe mendoj se mund të bëhen gjëra edhe përtej limiteve të kësaj skuadre”.tha Maran.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!