Një i lënduar nga tërmeti dërgohet në Bari për mjekim të specializuar

schedule21:12 - 27 Nëntor, 2019

schedule21:12 - 27 Nëntor, 2019

Pasditen e së mërkurës 30-vjeçari nga Durrësi Marlind Shkodra është dërguar në spitalin e  Barit në Itali për një trajtim më të specializuar. I riu ka pësuar traumë në kokë. Ndërkohë në spitalin e Traumës janë të shtruar 32 persona të lënduar nga tërmeti. 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Marlind Shkodra, 30-vjeçari nga Durresi i cili ishte i shtruar në Spitalin e Traumës, pas vlerësimit që u bë nga ekipi mjekësor italian dhe shqiptar është çuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Barit  në Itali.

Të afërmit e  Marild Shkodrës  rrëfejnë  se  pallati 6 katësh ku banonte 30 vjecari sëbashku me bashkëshorten kishte pësuar dëmtime që nga tërmeti i 21 shtatorit, ndërkohë që tërmeti i mëngjesit të së martës e shembi tërësisht.

“Shtesë e re nga kati i parë te i gjashti, qe hapur pak banesa, që kur është bërë është hapur pak si banesë, me tërmetin u hap më shumë tani ra fare. Kanë rënë pllakat e betonit,a ata kanë qenë duke fjetur. Edhe e shoqja ka thyer këmbën dhe është në spitalin e Durrësit’, u shpreh ai.

Familjarët e të lënduarve nga tërmeti, mundohen që të përballojnë situaten me kurajo dhe shpresë që shëndeti i të afërmëve të tyre të përmirësohen.

Nga stafi mjekësor i Spitalit të Traumës dhe nga ekspertet italianë u  patë menduar që të dërgohet për  një trajtim më ta specializuar edhe 20 -vjeçarja Xhesika Biqiku, por si pasojë e plagëve të rënda  dhe e dy ndërhyrjeve kirurgjikale u vlerësua që e reja të mos  transportohet drejt Italisë.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu tha se janë 658 persona të lënduar nga tërmeti që kanë marrë shërbim mjekësor në spitale, nga të cilët 65 po trajtohen në spital.

“Janë trajtuar në spitalin e Traumës, Durrësit në QSUT, në spitalin e Kurbinit, të Lezhës, 658 të lënduar, një pjesë e madhe e të cilëve kanë lënë tashmë spitalet, janë vetëm 62 prej tyre që po trajtohen në spitalin e Traumës dhe Durrësit”, tha ministrja.

Në spitalin e traumes janë të shtruar 32 person. 8 prej tyre janë ende në reanimacion dhe po marrin trajtim intensive nga bluzat e bardha të këtij spitali./abcnews.al