Një derbi për drekë/ Partizani pret Tiranën në Superligë, dueli në “Arenën e Demave”

schedule19:57 - 8 Shkurt, 2025

schedule 19:57 - 8 Shkurt, 2025

“Arena Kombëtare” sërish nuk do të jetë gati. U bë e shpeshtë që ndeshja më e madhe e futbollit shqiptar, ose të luhet jashtë qytetit të cilit I përket, ose që të zhvendoset në një impiant më minimal.

Këtë të diel, për herë të parë në histori, dueli Partizani-Tirana do të luhet në “Arenën e Demave”, në stadiumin e klubit të të kuqve në Tufinë, dhe kjo sepse fusha e stadiumit kryesor të kryeqytetit nuk është gati.

Nuk do të jenë 10 apo 15 mijë tifozë në tribunat moderne, pasi fusha është në mbjellje bari, ndonëse ndeshja e kombëtares ndaj Andorrës luhet në 24 mars.

Orari është 13:30, sepse policia nuk ka dhënë garanci që një Partizani-Tirana të mund të luhet në mbrëmje, duke pasur parasysh situatën me infrastrukturën në klubin e të kuqve dhe në rrugët drejt tij.

Trajnerët ndërkaq duhet të mendojnë për gjëra të tjera, dhe tekniku I Partizanit, Veselinoviç është shumë I kujdesshëm në deklarata.

“Nuk jam i sigurt nëse fusha jote të jep më një avantazh të rëndësishëm, siç ka qenë më parë. Ajo që ndodh sot në futbollin bashkëkohor tregojnë se kjo diferencë sot është zhdukur. Ne luajmë në shtëpinë tonë, dhe jam I sigurt që tifozët tanë do të krijojnë një atmosferë të shkëlqyer. Shpresoj po ashtu të jetë një derbi I mirë dhe një festë futbolli. Çdo ndeshje është histori e re. Situatat janë të tjera dhe nuk mund të bëjmë paralelizma me atë që ka ndodhur më parë. Të shohim se çfarë do të sjellë fusha. Duhet të presim sepse disa lojtarë kanë qenë me virozë. Kjo është situatë e përgjithshme edhe në klubet e tjerë. Shpresoj që shumica e lojtarëve të jenë të gatshëm, do të presim deri në fund”.

Edhe trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, nuk bën premtime, por gjithsesi thekson se derbi duhet fituar.

“Unë mendoj se jemi në një moment të mirë! Shpresojmë që të kemi fatin me vete! Kemi disa mungesa. Jo vetëm se është derbi, lojtarët duhet të bëjnë maksimumin. Unë jam i bindur se do ta bëjnë! Tirana është e plotë, nuka dua që të gjejmë justifikime me mungesat!”

Partizani mban vendin e tretë në Superligë pas 23 javësh me 39 pikë, ndërsa Tirana është e parafundit me vetëm 22./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!