Bisedimet ushtarake dhe teknike mes Libanit dhe Izraelit kanë filluar të martën në selinë e Komandës Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM) në Tampa të Floridës, nën ndërmjetësimin amerikan, sipas burimeve diplomatike në Bejrut.
Takimet synojnë shqyrtimin e zbatimit të “marrëveshjes kornizë” të nënshkruar në qershor të këtij viti dhe diskutimin e “zonave pilot” në jug të Libanit, nga të cilat ushtria izraelite pritet të tërhiqet.
Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve të SHBA-ve për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes, në një kohë kur Izraeli vazhdon sulmet ndaj zonave në jug të Libanit./abcnews.al


