Nis sot debati politik në Kuvend, opozita rikthehet pas 30 muajsh, Berisha përjashtohet nga grupi i PD

schedule08:10 - 10 Shtator, 2021

schedule 08:10 - 10 Shtator, 2021

Këtë të premte siç ishte parashikuar do të zhvillohet seanca e parë plenare me deputetët e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot do të rikthehen në Kuvend pas 30 muajsh mungesë dhe deputetët e zgjedhur të opozitës.

Seanca e parë do të jetë në orën 10, nga ku të gjithë deputetët do të hyjnë nën masat anti-covid dhe do të ulen në karriget parlamentare.  Një nga një, të zgjedhurit në 25 prill do të thonë “betohem”, pasi Luljeta Bozo të lexojë formulën e betimit dhe t’ju thërrasë emrat.

Një natë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka përjashtuar nga grupi liderin historik të demokratëve Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të.

Ndërkohë pritet që seanca ti ndërpresë punimet gjatë drekës për ti rinisur në orën 5 pasdite, ku do të votohet kryetarja e re, si dhe Linditat Nikolla do të ftohet të mbajë fjalën e saj.

Ndërkohë kujtojmë se në Kuvend në seancën e parë nuk do të jenë 140 deputetë pasi disa prej tyre kanë lënë mandatin e deputetit, mes të cilëve është dhe Tom Doshi që fitoi mandat në dy qarqe. Deputetët e tjerë të zgjedhur që kanë dorëzuar mandatin pa nisur kuvendi Mark Marku, Najada Como, Gramoz Ruci dhe Lefter Koka, pasuesit e të cilëve do të mandatohen nga KQZ javën e ardhshme./abcnews.al