Nis seanca, edhe një përpjekje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

schedule17:53 - 4 Prill, 2021

schedule 17:53 - 4 Prill, 2021

Në Kosovë ka nisur seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Në këtë seancë raportohet se janë të pranishëm 83 deputetë. Seanca e sotme vjen pas dështimit për të zgjedhur presidentin e vendit, gjatë ditës së shtunë.

Dje, raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar raundi i parë i votimit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në raundin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet. I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Kujtojmë se pretendentja për Presidente e LVV është Vjosa Osmani ndërsa përballë saj është Nasuf Bejta. E.L/abcnews.al/