Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis restaurimi i Manastirit të Zvërnecit, punimet do të zgjasin 6 muaj

schedule15:54 - 16 Nëntor, 2022

schedule 15:54 - 16 Nëntor, 2022

Manastiri i Zvërnecit do të restaurohet plotësisht. Siç duket dhe nga pamjet të gjitha godinat e tij janë të dëmtuara. Administratori i manastirit, Papa Jani tha se punimet u vendosën të kryheshin në vjeshtës kur dhe numri i vizitorëve ulet. Ato do të zgjasin 6 muaj me qëllim që në verë të jetë gati për të pritur turistë.

“Pandemia, prishja e urës dhe mosfunksonimi si kamping veror për djemtë gjatë beharit la pasojat e veta dhe ka bërë dëme të mëdha. Më në fund morëm lejë nga Ministria e Kulturës për restaurimin e të gjithë konakëve dhe riparimin e dy mureve rrethues që janë shembur. Faza e parë pothuajse ka mbaruar të kishës, kanë mbetur vetëm disa punime të vogla.”



Sipas Papa Janit, manastir do të kthehet në identitet dhe parashikohet që të vizitohet nga një numër më i lartë turistësh.

“Pothuajse 90% e turistëve që vijën në Vlorë vizitojnë dhe manastirin. Restaurimi i saj do të sjellë më shumë turistë dhe besimtarë që kanë shpresë tek manastiri se është vend shumë, shumë i shenjtë.”

Investimi me vlerë 8 milionë lekë është financuar nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Mendohet se është ndërtuar në shekullin e XIII dhe deri në fund të viteve 1800 është banuar nga murgjit./Abcnews.al/ 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!