Nis puna për krijimin e muzeut hebre në Vlorë, në arkiv ruhen 10 mijë dokumente

schedule15:50 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 15:50 - 25 Dhjetor, 2019

Fondi i dokumentave të komunitetit hebre në Shqipëri mbi 10 mijë dokumente, ruhet në Arkivin e Shtetit. Drejtori i këtij institucioni Armando Boçe në një intervistë për “Abc News”, thotë se ne fillim të vitit 2020 nis puna për ndërtimin e muzeut hebre në  Vlorë. 

Në arkivin e shtetit gjinden  mbi  10.000 dokumenta  që dëshmojnë  mikpritjen  dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri, ku miliona hebrenj zhdukeshin nëpër kampet e përqendrimit në Europë. Drejtori I arkivit të shtetit  Armando  Boce  thotë se  në Shqipëri u strehuan  deri në fund të Luftës II Botërore të paktën 2750 hebrenj. Shtrirja gjeografike sipas tij është  thuajse në gjithë shqipërinë.

“Kufiri kohor është midis shekullit të 18 dhe mesin e viteve ’50 të shekullit të 20. Është një sasi e konsiderueshme, por po themi që numrin më të madh të dokumenteve e përmbajnë mesi i viteve ’30 deri në përfundim të luftës”, shprehet ai.

Arkivi i Shtetit sipas Boce është pjesë e grupit të punës , për ndërtimin e muzeut të hebrenjve në Vlorë.

Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave ka nisur dixhitalizimin e fondit arkivor te Komunitetit hebre në Shqipëri. Fondi konsiston ne 10.000 dokumente Marreveshja e bashkepunimit u nënshkrua mes Ardit Bido, drejtori i Pergjithshem i Arkives se Shtetit dhe Joel Kaplanit kryerabinit te Shqiperise, i cili vlerëson besën e shqiptarëve si unike në botë.

Ajo çfarë të bën përshtypje mes këtyre dokumentave , ka edhe nga ata klerikë siç ishte Dom Shtjefen Kurti i cili  i ka pagëzuar në katolik ë, per t’i shpëtuar nga Gjermani./abcnews.al