Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ligji për presidentin, ngrihen dy grupe pune në Kuvend

schedule10:50 - 14 Shtator, 2020

schedule 10:50 - 14 Shtator, 2020

Ngrihet grupi i punës për hartimin dhe propozimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Ky grup pune do të jetë i përbërë nga Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita. Ai do të asistohet në veprimtarinë e tij nga ekspertët e Reformës Zgjedhore.

Kuvendi ka vënë në zbatim edhe atë çka paralajmëroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, një ligj për të rregulluar veprimtarinë e presidentit të Republikës.

Grupi i punës për projektligjin për kreun e shtetit ka në përbërje të tij dy socialistë dhe një përfaqësues nga opozita parlamentare: Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli. Grupet e punës u miratuan ditën e sotme në Komisionin e Çështjeve Ligjore./m.v. abcnews.al