Rama: Të mos humbim kohë për Kushtetuesen! Është koha për një ligj edhe për presidentin

schedule18:15 - 7 Shtator, 2020

schedule 18:15 - 7 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama ka folur për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar materializim të punës së bërë deri tani për t’i dhënë fund situatave absurde.

Rama tha se ka ardhur koha për një ligj edhe për presidentin e republikës.

“Duhet për ngritjen e gjykatës Kushtetuese të materializojmë punën e bërë paraprakisht. Duhet t’i japim fund situatave dhe ngërçeve absurde dhe shumë të dëmshme që u krijuan në të shkuarën.

Duhet të shtyjmë përpara edhe draftin e ligjit për presidentin e republikës. Ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin e republikës. Ka edhe këtu eksperienca plot që nuk ka nevojë t’i shpifim.

Duhet të kemi një ligj për presidentin.  Pika tjetër e rëndësishme që duhet të meritojë vëmendje nga parlamenti këtë vit, është projekt-buxheti i ri ku mund të adresojmë gjithçka që të mos mbeten në mënyrë spekulative dhe propagandistike”, tha Rama./m.v. abcnews.al