Ngjarja në Vlorë, policia kërkon 4 persona. Identifikohet kryesori

schedule11:30 - 5 Gusht, 2019

schedule 11:30 - 5 Gusht, 2019

Policia e Vlorës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosen. E gjitha nisi pas një sherri të pronarit me një burrë që po kalonte me kalë mes përmes plazhistëve. Për këtë ngjarje katër persona janë në kërkim.

Katër persona po kërkohen për sulmin me armë që ndodhi të dielën në një lokal tek Plazhi i Vjetër në Vlorë. Njëri prej tyre, që dyshohet se është dhe autori kryesor, quhet Eduard Xhezo, një emër i njohur për policinë.

Ai ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.  Të tjerët janë Ariel Kingji, vëllezërit  Çelik dhe Geno Lena.

Atentati i djeshëm përfundoi me një bilanc të rëndë, 1 të vrarë dhe dy të plagosur.   Arben Beqiraj, i cili mori gjashtë plumba ndërroi jetë në spital një orë pas mesnatës.  Bashkë me të u plagosën edhe djali i tij Egert Beqiraj, nipi Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga kryerja e kamerave të sigurisë, doli se konflikti nisi  pasi një kalë kaloi mes plazhistëve në zonën e administruar nga Beqiraj ( babë e bir).

Personi me kalë u largua pas debatit me pronarin dhe nuk ishte i përfshirë në ngjarje. Por një orë më vonë pranë lokalit mbërriti një makinë me katër persona. Dy nga ata u afruan  për të diskutuar dhe dy të tjerë në distancë shtinë në drejtim të Arben Beqiraj  të birit Ergest Beqiraj dhe kushëririt të tyre Nesim Hodaj.

Arben Beqiraj i cili ndërroi jetë në spital nuk rezulton me precedent të më hershëm penal. Kurse djali i tij Ergest Beqiraj një vit më parë ka qenë i përfshire në një ngjarjeje dhe ishte i dyshuar për vendosje tritoli në lokalin e Brikelo Brahimaj, i cili ishte i pari që u shoqërua mes 20 personave të tjerë. Por rezultoi se Brahimaj nuk kishte lidhje me sulmin e së dielës. Ekspertet dyshojnë se mes palëve ka patur pazare dhe shkaku u gjet te konflikti i pronarit me burrin me kalë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!