Ngjarja e Kavajës, Alibeaj: Krimi nuk e ka më frikë qeverinë

schedule14:44 - 4 Korrik, 2019

schedule 14:44 - 4 Korrik, 2019

Për ngjarjen e rëndë në Kavajë ka reaguar dhe Partia Demokratike. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se krimi nuk e ka më frikë qeverinë se ajo thjeshtë është zgjatim i tij.

Një qytetar u vra në mes të qytetit sipas ish-deputetit demokrat se policia është e zënë me arrestime politike. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ngushëllon familjen Hasanlliu dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve./ABC News Albania 24/7