Nga selia e PD, Berisha: Sot rithemeluam partinë, Rama do dorëzojë pushtetin sa më parë

schedule15:36 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 15:36 - 13 Dhjetor, 2021

Nga selia blu ku ka zhvilluar një mbledhje me përkrahësit e tij, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi ditën e sotme si rithemelim të PD.  Një mesazh i ka dërguar edhe kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai do ta dorëzojë pushtetin shumë shpejt.

“Mirënjohja ime shkon te çdo demokrat që e shndërruan këtë në një dhjetor të ri  të cilët me vendosmëri me trimëri vizion rithemeluan PD e shndërruan atë sot në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti  të gjithanshme të këtij vendi. Mbyllni për një çast sytë imagjinoni forcën e ramës të mykur nga këmbët te koka dhe padiskutim do të dorëzojë pushtetin sa më parë. Në familjen e demokratëve ska presione, janë të ftuar të gjithë që të vijnë ska presione dhe ska patur kurrë”, tha Berisha.

Pyetjes nëse ka presion te demokratët, Berisha iu përgjigj se; “Asnjë presion. S’ka presion. Në partinë e demorkatëve s’ka presion. Në asnjë mënyrë. Janë të ftuar të gjithë që të vijnë, s’ka presione!”.

Në dalje të selisë së PD Berisha ka përjashtuar çdo mundësi për marrëveshje me Bashë. Ai tha se kryedemokrati duhet të njohë vendimet e Kuvendit dhe se nuk do ta përjashtojë nga partia.

“Lëre në ditët e fundit të tij  të rrijë aty tani. Zoti Basha do të njohë vendimet e Kuvendit dhe kaq, është deputet  nuk e përjashton njeri nga grupi parlamentar e gjithë kjo puna është”. Ai falenderoi për mbështetjen çdo demokrat ndërsa theksoi se ky është një dhjetor i dytë për ta. be.k /abcnews.al