Nga rritja e pagave te mbështetja për Gardën, Balla prezanton buxhetin për vitin 2024

schedule15:14 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:14 - 7 Nëntor, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla  ka prezantuar projektbuxhetit të Ministrisë së Brendshme për vitin 2024.

Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ai theksuar se është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë ministria e Brendshme.

Sakaq, Balla ka njoftuar se në buxhetin e shtetit për 2024 janë planifikuar 400 milion euro që do të ndahen për rritje pagash, ku do të përfitojë dhe Ministria e Brendshme. Sakaq, një mbështetje të veçantë do të jepet dhe për Gardën.

Fjala e plotë e Ballës:

Kemi të bëjmë me buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë ministria e Brendshme. Rritje me 8% në krahasim me një vit më parë. Buxheti është 25.9 miliard lekë, apo 250 milion euro. Krahasim me 2023, rritja është 1.8 miliard lekë.

– Për shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore, do të shkojë 19.7 miliard lekë, apo 190 milion euro. Këtu nuk përfshihet pjesa e alokuimit për parashikimin për rritjen e pagave.  Në buxhetin e shtetit për 2024 janë planifikuar për rritje pagash, 400 milion euro që do të ndahen për rritje pagash, një prej sektorëve është edhe Ministria e Brendshme.

-Shpenzime të tjera, për mallra, kemi 4 miliard lekë. Për investime të tjera, kemi 1.5 miliard lekë.

-Kemi parashikua mbështetje edhe për gardën. Synojmë një rritje për buxhetin e tyre në 15% sipas nevojave të paraqitura.

– Brenda buxhetit është parashikuar edhe një mbështetje për forcimin e AMP./abcnews.al