Në 24 orët e fundit, në Vlorë janë konfirmuar 19 raste të reja me koronavirus. Abcnews.al mëson se mes tyre është një sanitare pranë drejtorisë së kujdesit shëndetësor.
Të prekur rezultojnë edhe një punonjëse e Kadastrës dhe konviktit në Vlorë si dhe një punonjës i bashkisë së Selenicës.
Në rastet e tjera të konfirmuara janë pensionistë dhe persona të biznesit privat. s.b/abcnews.al/