Nga lufta në Ukrainë te militarizimi i deteve të Kinës Jugore dhe Lindore, çfarë u diskutua në samitin e Quad në Tokio

schedule10:59 - 24 Maj, 2022

schedule 10:59 - 24 Maj, 2022

Katër udhëheqësit e Quad-it përfunduan samitin e sotëm me një deklaratë të përbashkët duke u zotuar në “përkushtimin e  palëkundur për një Indo-Paqësor të lirë që është gjithëpërfshirës dhe elastik”, shkruan CNN.

Deklarata gjithashtu pasqyroi se sa shpejt është zhvilluar partneriteti mes vendeve. Pasi u shpërbë kryesisht në vitin 2008, Quad u rigjallërua në 2017 dhe udhëeheqësit e katër vendeve u takuan për herë të parë vitin e kaluar.

Ata theksuan “sfidat ndaj rendit të bazuar në ligjet detare, duke përfshirë detet e Kinës Lindore dhe Jugore” – të dy ujërat që janë kontestuar prej kohësh.

Kina pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore si territorin e saj sovran. Ajo ka ndërtuar dhe militarizuar objektet e saj atje, duke i kthyer ishujt në  baza ushtarake dhe pista ajrore, dhe supozohet se ka krijuar një  milici detare  që mund të numëronte qindra anije.

Ndërkohë, në Detin e Kinës Lindore, Kina pretendon sovranitetin mbi ishujt Senkaku të kontrolluar nga Japonia, të njohur edhe si Ishujt Diaoyu. Në vitet e fundit, SHBA-ja ka përsëritur premtimin e saj për të mbrojtur ishujt në rast të agresionit të huaj.

Deklarata nuk përfshinte ndonjë përmendje të qartë të Kinës, por dha një paralajmërim.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo veprim provokues ose të njëanshëm që synon të ndryshojë status quo-në dhe të rrisë tensionet në zonë, siç është militarizimi i zonave, përdorimi i rrezikshëm i anijeve të rojes bregdetare dhe milicisë detare dhe përpjekjet për të penguar aktivitetet e shfrytëzimit të burimeve në det të hapur të vendeve të tjera.”

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu përgjigjet e tyre ndaj luftës së vazhdueshme dhe krizës humanitare në Ukrainë dhe “përsëritën vendosmërinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratë.

“Ne theksuam pa mëdyshje se ruajtja e rendit ndërkombëtar është një e drejte ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e OKB-së, respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve.

Vendet dënuan gjithashtu testimin e raketave të Koresë së Veriut dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Mianmar, ku ushtria mori kontrollin falë një grusht shteti vitin e kaluar; dhe u zotua të vazhdojë bashkëpunimin për menaxhimin ndaj pandemisë, investimet në infrastrukurë dhe të ndryshimeve klimatike.

/abcnews.al