Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nga korrupsioni te ryshfeti”, Basha: Shqipëria renditet mes Egjiptit e Afganistanit

schedule11:10 - 25 Tetor, 2021

schedule 11:10 - 25 Tetor, 2021

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar disa grafikë që sipas tij pasqyrojnë raportin e World Justice Poject, Bankës Botërore si dhe BERZH-it sa i përket ryshfetit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Sa i përket sundimit të ligjit Basha thotë se jemi mes Kazakistanit dhe Afganistanit, kurse për korrupsion mes Egjiptit dhe Zambisë.

“Renditja e Shqipërisë sipas Projektit të Drejtësisë Botërore si dhe BB dhe BERZH: Sundimi Ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit; Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë; Niveli i Ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut Përcaktimi është i nevojshëm për t’u përballur me autokratët e korruptuar të BB”, shkruan Basha.



Lideri demokrat thekson se nevojitet vendosmëri për t’u përballur sipas tij me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor. Kjo përgjigje e Bashës erdhi pas editorialit të kryeministrit Rama të publikuar në Politico.eu ku shprehte ambicien dhe suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

/Abcnews.al

Grafikët e publikuar nga Basha

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!