Rikthehet “Style Star”, skenaristja dhe producenti zbulojnë risitë: Do të ketë dhe 70-vjeçar

schedule10:45 - 1 Mars, 2022

schedule 10:45 - 1 Mars, 2022

“Style Star” rikthehet sërish në ekranin e Abc-së. Pas një sezoni të suksesshëm, programi unik i stilit që drejtohet nga Kiara Tito premton shumë surpriza. Për të zbuluar më shumë detaje nga sezoni i ri ishin të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, producenti Popi Kola dhe skenaristja e programit Suada Daci.

Popi zbuloi se përveçse do të ketë dhe konkurrentë meshkuj, do të marrin pjesë dhe mosha të mëdha. “Kemi bërë risi duke nisur nga skena, mënyra e votimit, juria dhe tipologjia e konkurrentëve. Do të kemi çuna konkurrentë, kemi dhe mbi 70-vjeç. Skenografia është konceptuar me dy mundësi për të sfiduar.”, tha Popi.

Ata zbuluan se Niko Komani dhe Miranda Dupi vazhdojnë të jenë pjesë e jurisë, por këtij sezoni do t’i shtohen dhe dy të tjerë, që do të jenë të ftuar gjatë puntatave. Kur u pyetën nga moderatori Alban Musa për të ftuarin e puntatës së parë që pritet të nisë me 12 Mars, Suada iu referua si “Ardit Gjebrea i Kosovës”.

Megjithëse nuk përmendi emër, ajo tha se është një djalë me shumë stil dhe se bëhet fjalë për një prezantues të njohur nga Kosova.

/abcnews.al