Barcelona ka nevojë urgjente për një krah të majtë dhe klubi po punon për të gjetur një lojtar që mund të konkurojë Jordi Alban në janar.
Edhe pse Gaya është një opsion shumë i përfolur, në kampin katalanas janë të vetëdijshëm se ky operacion do jetë kompleks e ndaj po vlerësohet një opsion B.
Duke përfituar nga marrëdhëniet e mira me Atletico Madridin, katalanasit synojnë Renan Lodin për korsinë e majtë të mbrojtjes.
Atletico është duke kërkuar një tjetër mbrojtës për atë krah, pasi braziliani nuk e bind Simeonen. Gjithsesi për momentin ai është një lojtar kryesor, pasi mungon konkurenca.
Barcelona mund ta shtojë në organikën e saj për një shifër më të ulët se 20 milion euro. Kujtojmë që anësori brazilian ishte pranë largimit te Lyon gjatë merkatos së verës, por në fund nuk pati një marrëveshje pasi ekipi francez nuk pranoi pretendimet e “Loc Cholchoneros”. /abcnews.al/