Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu: Përmbysja e regjimit iranian, objektiv i Izraelit!

schedule19:04 - 21 Tetor, 2026

schedule 19:04 - 21 Tetor, 2026

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se përmbysja e regjimit iranian është një objektiv i qartë i Izraelit, duke bërë të ditur se ka dhënë urdhër përkatës për ushtrinë, Mossadin dhe shërbimet e sigurisë së vendit.

Gjatë një ceremonie diplomimi për oficerët e rinj të ushtrisë izraelite, të mbajtur të mërkurën, më 21 tetor, në akademinë ushtarake Bahad 1, në jug të Izraelit, Netanyahu akuzoi Teheranin se po përpiqet të rifillojë programin për zhvillimin e armëve bërthamore, pavarësisht operacioneve të mëparshme ushtarake kundër tij.

Sipas kryeministrit izraelit, udhëheqja iraniane nuk ka hequr dorë nga ambiciet e saj bërthamore. Ai përmendi gjithashtu Mojtaba Khamenein, duke e akuzuar se po ndjek rrugën e të atit në drejtimin e Iranit.



“Regjimi iranian ende nuk e ka nxjerrë mësimin. Mojtaba Khamenei ka vendosur të ndjekë gjurmët e babait të tij. Irani po përpiqet të zhvillojë përsëri armët e tij të vdekjes”, deklaroi Netanyahu.

Më tej, kreu i qeverisë izraelite e bëri të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen e udhëheqjes në Teheran, duke e cilësuar ndryshimin e regjimit si mënyrën për t’i dhënë fund kërcënimit që, sipas tij, paraqet Irani.

“Ekziston vetëm një mënyrë për ta eliminuar këtë kërcënim një herë e përgjithmonë: përmbysja e regjimit në Iran. Dhe ky është urdhri im për ushtrinë izraelite, Mossadin dhe shërbimet e sigurisë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se Irani do të përballet me një kundërpërgjigje të ashpër në rast se ndërmerr një sulm kundër Izraelit.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh mes dy vendeve, ndërsa çështja e programit bërthamor iranian dhe përplasjet e vazhdueshme mes Teheranit dhe Tel Avivit mbeten në qendër të shqetësimeve për sigurinë në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!