Nis procesi gjyqësor në Gjykatën e Posacme në ngarkim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës Kristjan Shkreli i akuzuar për korrupsion në zgjedhje nga SPAK. Gazetarja Alketa Shaba, tha për ABC News se procesi penal është në fazën e thirrjes së dëshmitarëve nga organi i akuzës.
“E njoh Kristjan Shkrelin është kryetari i Bashkisë tonë. Unë nuk kam patur kontakt me Kristjanin, ai më ka marrë në telefon një here. Se cfarë bisede kemi bërë kam dhënë sqarime në SPAK.
Unë kam një mikun tim në fshatin Naraç, krushkun, ai është i djathtë unë jam i majtë. Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon dhe me ka kërkuar t’i kërkoja mikut tim të votonte Partinë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Kristjani nuk më ka bërë asnjë presion. Krushku votoi për Partinë Demokratike.” u shpreh në proçes Aleksandër Dodani
Sakaq Prokurori Dritan Prenci kërkoi kohë për paraqitjen e provave shkresore, duke kërkuar shtyrjen e seancës. Gjykata e Posacme pranoi kërkesën e prokurorit duke vendosur qw seanca e radhës të mbahet 14 korrik ora 14.00./abcnews.al



