Në lule të risinë, humb jetën në aksident shqiptari në Greqi

schedule13:25 - 21 Shtator, 2020

schedule 13:25 - 21 Shtator, 2020

Një 27-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ndërroi jetë në mënyrë tragjike një natë më parë në Kretë të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu ishte duke drejtuar një motorçikletë teksa humbi kontrollin duke u përplasur me një makinë në aksin rrugore Paleochori – Agios Nikolaos.

Përplasja ishte e fortë duke mos i dhënë asnjë shans të riut shqiptar.

Pas aksidentit ai u dërguar menjëherë në spital, ku mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë. /abcnews.al