Shtetasi Vath Ballaj, 31 vjeç, i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh është arrestuar këtë të premte në Itali.
Sipas njoftimit të policisë, në vitin 2019, i riu kishte siguruar 12 kilogramë heroinë dhe kokainë me qëllim shitjen e tyre në Durrës. Sakaq theksohet se pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Në vitin 2021, Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Policia e Shtetit/Operacioni “Para drejtësisë”, në pranga në Itali, një 31-vjeçar i kërkuar për shitje të drogave të forta. Në vitin 2019, kishte siguruar 12 kilogramë heroinë dhe kokainë, me qëllim shitjen në Durrës, arrestohet në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 31-vjeçari.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve, në kohë reale, me partnerët e Interpol Romës, u mundësua kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit V. B., 31 vjeç, i lindur në Durrës.
Gjykata e Durrësit, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, shtetasi V. B. kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al


