Në Itali 3.4 milionë punëtorë të huaj, shqiptarët në vend të dytë për numrin më të lartë të emigrantëve

schedule09:47 - 25 Nëntor, 2022

schedule 09:47 - 25 Nëntor, 2022

Italia ka pranuar rreth 3.4 milionë punëtorë të huaj në vitin 2021.

Analiza e të dhënave sipas vendeve të origjinës nxjerr në pah praninë më të madhe të rumunëve me 18 % të ndjekur nga shqiptarët me 9.7%.

Marokenët përbëjnë 7.8%, kinezët 5.4%, ukrainasit 4.7% dhe filipinasit 3.3%.

Këto gjashtë kombësi përfaqësojnë rreth gjysmën e numrit total të të huajve të njohur për INPS (48.7%).

Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (INPS) tregon gjithashtu se 61.4% e të huajve banojnë ose punjnë në Italinë veriore, 23.6% në Italinë qendrore dhe 15% në Italinë jugore dhe ishujt.

Sa i përket 2.9 milionë të punësuarve, afërsisht 2 milionë (2.060.868) punojnë në sektorin privat jobujqësor (64.9% meshkuj), me një pagë mesatare vjetore prej 16.373.42 euro.

/Abcnews.al./