Në 8 muaj kapen 68 shoferë të droguar në Tiranë

schedule15:22 - 29 Nëntor, 2022

schedule 15:22 - 29 Nëntor, 2022

Që prej muajit prill kur Policia Rrugore në Tiranë nisi të aplikojë testet e shpejta të drogës, janë konstatuar dhe arrestuar 68 shoferë që u kapën duke drejtuar mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Shumica e shoferëve të arrestuar rezultoi se kishin konsumuar kanabis sativa. Kryesisht ata janë të moshës nga 19 deri në 45 vjeç.Në pak raste ka rezultuar se shoferët kanë konsumuar kokainë. Nuk kanë munguar as rastet e drogave sintetike.

Pajisja drogëtestuese ka aftësi që në më pak se 3 minuta, të identifikojë drejtuesit e mjeteve nëse kanë konsumuar lëndë narkotike ose jo. Krahas arrestimit, uniformat blu kanë ndërmarë ndaj tyre edhe masat administrative deri në 15 mijë lekë të reja, si dhe tërheqje të lejes së drejtimit, ashtu siç e parashikon edhe Kodi Rrugor.

Në jo pak raste, një pjesë e shoferëtve të arrestuar të konstatuar nën efektin e drogës kanë kundërshtuar edhe forcat e rendit. /abcnews.al/