Në 24 orë, gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule22:31 - 30 Maj, 2020

schedule 22:31 - 30 Maj, 2020

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të shtunë në Kosovë duke e çuar në 1070 numrin  epërgjithshëm të të infektuarve.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 220 mostra, prej të cilave gjashtë kanë rezultuar pozitive.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 12 persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 841 numrin e të shëruarve. Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën nga koronavirusi 30 persona. /abcnews.al