Ndreu: Luajtëm me dy piktorë kundër Tiranës, humbje e pamerituar

schedule16:04 - 16 Janar, 2021

schedule 16:04 - 16 Janar, 2021

Kastrioti u mposht sërish në “Selman Stërmasi”, këtë herë nga Tirana. Trajneri Ramazan Ndreun, pas sfidës foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Të them të vërtetën, si erdhi loja nuk e meritonim të humbnim. Pjesën e parë patëm shumë raste, me Rezin, Mehmetin e Prodanin. Me pak angazhim mund ta mbyllnim lojën që në pjesën e parë.

Vuajtëm në pjesën e dytë, na ndodh disa herë. Kemi nevojë për freski. Lojtarët nuk kanë ritmin e duhur dhe janë të rinj. Në pjesën e parë kishim në fushë dy piktorë, pasi nuk mund t’u thuash futbollistë atyre që shëtisin. U ka ardhur fati prej mungesave të jenë në lojë. Shpresoj të na kthehen dy titullarë të në kthehet qetësia”.

“Lojtarët e mirë nuk i lëshojnë skuadrat. Kemi biseduar, por është e vështirë. Nuk kam shumë shpresë te merkato. Pres titullarët që ishin dhe të rikuperohen të dëmtuarit. Shpresojmë te kthimi i lojtarëve. Na kanë munguar 4-5 lojtarë në ndeshjet e fundit”.

“Piktor Henry ishte i pari, shëtiste në fushë. Justifikohet pak se ka pasur një dëmtim. Duhet më shumë grinte në fushë. Mos t’ia ulim vlerën Tiranës, pasi kanë lojtarë me cilësi dhe më të mirë. Në analizë u kam thënë që kemi përpara skuadër me nivel. Duhet grinte dhe sakrificë për të balancuar cilësitë. Rastet e humbura nga Rezi? Humben rastet. Ai kishte disa kohë i dëmtuar.  Sakrifikoi dhe luajti këtë herë”. /abcnews.al