Ndjekësit kritikojnë Dua Lipën: “T’i kishe kushtuar vetëm një postim Shqipërisë”

schedule14:24 - 28 Nëntor, 2019

schedule 14:24 - 28 Nëntor, 2019

Me dhjetëra emra të famshëm shqiptarë janë sensibilizuar për të bërë diçka për viktimat dhe të prekurit e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi vendin mëngjesin e të martës.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë dhuruar vlera monetare, ndihmë për strehim, gjithashtu ka pasur nga ata që kanë parë situatën nga afër.

Por të gjithëve u ka rënë në sy indiferenca që tregoi Dua Lipa.
Këngëtarja me origjinë shqiptare u mjaftua vetëm me një postim në Instastory dhe ka vazhduar normalisht me postimet e saj.
Kjo gjë nuk u ka pëlqyer ndjekësve, të cilët ia kanë vënë në dukje këtë gjë.
“T’ia kishe kushtu’ një postim Shqipërisë në këto kohë të vështira…” shkruan dikush.

“Përdore platformën tënde! Ndihmo njerëzit e tu,” shton dikush tjetër./abcnews.al