Ndërron jetë nga Covid-19 efektivi i policisë kufitare Shkodër

schedule20:41 - 16 Tetor, 2020

schedule 20:41 - 16 Tetor, 2020

Ndërron jetë pas 2 javësh beteje me Covid-19 efektivi i policisë së kufirit në Shkodër Hydajet Nehani.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al, ai ka ndërruar jetë në Turqi ku ka qenë i shtruar që prej 1 tetorit.

Nehani po trajtohej në një prej dy spitaleve Covid në Tiranë, por gjendja e tij është përkeqësuar, duke bërë që të afërmit e tij të mbledhin të ardhura për ta dërguar në Stamboll.

n.d./abcnews.al