Nano në krye, Artan Hoxha: Kupola e re, tre emergjencat, rreziku nga call center dhe hakerat

schedule12:30 - 27 Tetor, 2021

schedule 12:30 - 27 Tetor, 2021

Vetëm pak ditë pasi u emërua në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano firmosi urdhrin për ndryshimet e 12 drejtuesve të qarqeve. Gazetari Artan Hoxha ishte kritik me lëvizjet e fundit.

Lëvizjet e para që bëri ishin shumë pozitive, pagesat për orët shtesë për punonjësit e policisë, ku rroga bazë e tyre është 430 mijë lekë të vjetra në muaj. Ai pezulloi një seri veprimesh për t’i filtruar dhe kaloi te vendosja e drejtueseve në 12 qarqe. Nuk mund të ndryshosh 12 drejtorët e qarqeve njëherësh, pasi është kot për propagandë.

Cdo drejtues ka disa objektiva kur merr detyrën, ti i jep një kohë të caktuar dhe nëse dështon largohet, por jo ti ndërrojmë, këtë nuk e kuptoj, nuk është rezultative. Janë të njëjtët njerëz që rrotullohen. Më mirë të lëviznin pak, por të rinj, që të provonin veten, sepse kemi mbetur si në politikë, janë po të njëjtët njerëz që qarkullojnë. Nuk pres ndonjë gjë të madhe. Tani po emërohen shefat e komisariateve dhe krimeve dhe po mundohet të bëjë një kupolë të re” tha ai.

Artan Hoxha tha në “ABC LIVE” se policia e shtetit ka tre emergjenca. “Unë mendoj se policia nuk e ka problemin këtu, por te sektorët e parandalimit të krimit, policia kriminale është njëlloj si në fundin e shekullit të kaluar. Ky sektor duhet ribërë dhe të ketë një platformë të qartë.

Krimi ekonomik, sektori është ku “thërret qameti”. Ka aq pak njerëz sa ata nuk arrijnë që të regjistrojnë referimet dhe jo të hetojnë dhe tjetri, sektori i krimit kibernetik që është emergjent. Kemi një sektor atje, kemi lidhur gomarin atje, dhe u themi shko kap atë me Ferrari”.

Hoxha foli edhe konkretisht. “Call Center-at duhet t’i kalojnë në sitë, ata me cfarë nuk merren. Në Kosovë ndërhyri vetë Gjermania. Call Center vendndodhjen ka në Shqipëri, aktivitetin nuk e ka këtu. Shumica i ke në apartamente.

Kjo duhet të goditet sepse po bëhemi problem. Janë jashtë kontrollit. Në Shqipëri ka shumë hakera të huaj që janë duke kryetra aktivitete kriminale që policia e shteti nuk u përgjigjet dot” tha ai./ Abcnews.al