“Na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për testet”, Rama: LBPD vazhdon ia fut kot

schedule16:23 - 7 Prill, 2020

schedule 16:23 - 7 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me çështjen e testeve për Covid-19. Rama ka vlerësuar ndihmën e SHBA për testet, por sipas tij kjo nuk do të thotë se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.

Kryeministri edhe njëherë ka kundërshtuar propozimin e PD për të bërë sa më shumë teste. Sipas kreut të qeverisë një gjë të tillë e vendos Komiteti Teknik.

Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve! Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku. Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot. PIKË!”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen pasi më herët kreu i PD, Lulzim Basha, teksa falenderoi SHBA-në për ndihmën u shpreh se testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. /abcnews.al