“Na e zhduk burrin tënd të ndyrë”, gruaja e Martial zbulon mesazhet e tifozëve

schedule18:12 - 29 Janar, 2021

schedule 18:12 - 29 Janar, 2021

Manchester United i dha fund të mërkurën në mbrëmje ecurisë prej 13 rezultateve pozitive radhazi në kampionat. “Djajtë e Kuq” humbën 1-2 në shtëpi kundër Sheffield United, duke humbur shansin të riktheheshin në krye të Premier League.

Një disfatë që ka tërbuar tifozët e ekipit të famshëm anglez. Këta të fundit nuk i kanë kursyer kritikat, kërcënimet dhe ofendimet raciste ndaj Axel Tuanzebe dhe Anthony Martial, dy ndër futbollistët më të dobët të sfidës së fundit.

Gruaja e Martial, Melanie ka publikuar një nga mesazhet kërcënuese që kanë ardhur nga tifozët e acaruar të United. “Thuaji burrit tënd të ndyrë, të dashurit apo çfarëdo që e ke, të largohet nga Manchesteri, përndryshe do e vrasim.

 

Melanie Martial

Ai po na humbet titullin kampion. Duhet të largohet sa më shpejt për të mos vënë në rrezik jetën tuaj dhe të familjes tuaj“, zbulon gruaja e sulmuesit francez të ekipit të Solskjaer.

Trajneri norvegjez ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit, duke u shprehur se ata që kanë kërcënuar dhe kanë bërë ofendime raciste nuk janë tifozë të United.

E pabesueshme të ketë skena të tilla në vitin 2021. Kjo është diçka e shpifur dhe e neveritshme. Ata nuk janë tifozët e vërtetë të United. Ne po u qëndrojmë pranë lojtarëve tanë”. /abcnews.al