“Muret janë çarë”, banorja e Astirit ndjehet e rrezikuar në pallatin 8 katësh: Prej ditësh flemë në makinë

schedule12:38 / 29/11/2019

Një pallat në rrugën “Astrit Losha” te zona e Astirit në kryeqytet ka pësuar dëmtime pas tërmetit të 26 nëntorit. Një banore e cila telefonoi në redaksinë online të ABC News thotë se ndjehet e frikësuar dhe prej ditësh flenë nëpër makina.

Sipas asnjë banor nuk ka ngelur aty, të gjithë janë larguar pas tërmetit dhe askush nuk ka ardhur për ta verifikuar situatën. Ajo kërkon që të bëhet ekspertimi nëse ky pallat është i banueshëm apo jo.

“Një pallat 8 katësh të Astiri ka pësuar çarje . Nuk na kanë ardh fare, kemi ditë të tëra  që flemë në makina.

Kam biznes dhe jam e detyruar të qëndroj. Nuk vjen askush, është një pjesë shtesë se është një lokal pa leje është një rrugicë që ske ku dalësh është i vetmi pallat që askush nuk vjen të na thotë nëse është banueshëm. Nga të katra anët pallati ka ndarje, por a është suva a është kollon askush nuk vjen ta thotë. Vijnë policë, bëjnë foto dhe ikin”.

Banorja tregon edhe përmes fotove të dërguara se një shtesë e paligjshme ngjitur me pallatin është këputur fare, ndërsa pallati është i rrethuar nga të katër anët dhe vetëm një tunel i vogël shërben për të dalë.

“Shtesa është këputur fare,  është vërë e paligjshme, është bërë një lokal që nuk ka qenë në hipotekë”. /abcnews.al

schedule12:38 / 29/11/2019