“Mund të bëhet ndër më të mirët”, Messi thur elozhe për talentin e Chelsea

schedule15:37 - 31 Mars, 2020

schedule 15:37 - 31 Mars, 2020

Frank Lampard po bënte një punë të mirë në stolin e Chelsea. Shumë lojtarë të rinj dhe një futboll i bukur ofensiv. Në janar u zhbllokua merkato dhe në fund të sezonit klubi ka në plan ta përforcojë akoma edhe më shumë skuadrën.

Një ndër surprizat e bukura të “Bluve të Londrës” është Mason Mount. 21-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe sivjet ka shënuar 6 gola e ka dhuruar 4 asiste. Djaloshi nga Portsmouth debutoi me kombëtaren angleze shtatorin e vitit të kaluar dhe elozhet nuk i kanë munguar.

I fundit është edhe më i veçanti, pasi vjen nga futbollisti më i mirë në planet, ylli dhe kapiteni i Barcelonës. “Mount ka potencialin për t’u bërë një nga futbollistët më të mirë në botë”, u shpreh Messi në një deklaratë për Football London. /abcnews.al