Muçi “fiton” Besiktas/ Trajneri i ri Solskjaer largon sulmuesin nga lista e shitjeve

schedule12:41 - 21 Janar, 2025

schedule 12:41 - 21 Janar, 2025

I mjaftuan vetëm 30 minuta për të bindur trajnerin e ri dhe për të ndryshuar të ardhmen e afërt.

Ernest Muçi ishte futbollisti më i mirë në fushë për Beshiktash në ndeshjen e fundit, duke i lënë mbresa teknikut Ole Gunnar Solkjaer.

Në fakt, norvegjezi e ndoqi sfidën në tribunë, pasi ende nuk ishte prezantuar nga klubi turk.

Por duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, kaq i ka mjaftuar Solskjaer të marrë një vendim për sulmuesin shqiptar.

Tekniku i ka kërkuar klubit të fshijë emrin e Muçit nga lista e shitjeve në merkation e dimrit.

Futbollisti i kombëtare kuqezi kishte bërë valixhet gati, në pritje të një oferte të rendësishme, por tani duhet të bëjë hapa pas.

Me Soskjaer në pankinë, ai pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm formacioni për shkak të karakteristikave të tij taktike dhe teknike.

Por edhe deri tani, statistikat e Ernest Muçit me Beshiktash në këtë sezon nuk janë aspak të këqia.

Në kampionatin turk, sulmuesi kuqezi numëron 15 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola.

Po ashtu, ka luajtur 4 sfida në Ligën e Europës, me 1 gol dhe një asist.

Tani që e ardhmja e tij është qartë, Muçi do të ketë mundësi t’i përmirësojë ndjeshëm këto shifra.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!