Muçi e Çelhaka titullar ndaj boshnjakëve, publikohen formacionet e sfidës Legia-Zrinjski

schedule18:36 - 9 Nëntor, 2023

schedule 18:36 - 9 Nëntor, 2023

Në orën 18:45, Legia e Ernest Muçit do të presë në “Stadion Wojska Polskiego” të Varshavës, bosnjakët e Zrinjski, në përballjen e vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të UEFA Conference League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Kosta Runjaic i ka rreshtuar polakët e tij, me formacionin 3-4-3, ku në portë është vendosur Hladun  e para tij Kapuadi, Ausustyniak e Pankov. Në krahët e mesfushës janë Kun e Ëszolek, ndërsa në qendër është Çelhaka e Elitim. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit plotësohet nga Josue, Pekhart e Ernest Muçi.

Në krahun tejtër, tekniku Krunoslav Rendulic i ka pozicionuar boshnjakët e tij në fushë, me formacionin 4-3-3, ku në portë është Maric e para tij në mbrojtje Corluka, Jakovljecic, Radic e Memija. Në mefushë janë vendosur Canadjija, Senic e Ivancic, ndërsa në sulmi janë pozicionuar Malekinusic, Bilbija e Cuze. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: