Mourinho: United nuk do renditet as në 6 vendet e para

schedule22:17 - 22 Shtator, 2019

schedule 22:17 - 22 Shtator, 2019

Manchester United dhe Jose Mourinho po shndërrohen dita-ditës në rivalë. Që nga shkarkimi i tij në muajin dhjetor të vitit të shkuar, Mou e ka kritikuar shpeshherë klubin e “Djajve të Kuq”. Sot, i ftuar në studiot e Sky Sport, strategu portugez ka lëshuar një deklaratë që ka krijuar jo pak polemika.

“Manchester United është në telashe të mëdha, vështirë se do të renditen as mes gjashtë vendeve të para. Humbja sot ndaj West Ham i nxorri zbuluar. Kanë probleme në mbrojtje, probleme në sulm. Martial, Rashford, Pogba janë të dëmtuar. Nuk mendoj se ky United është United që ka qenë dikur”,- tha mes të tjerash Mou./abcnews.al