Mourinho: Son? Djali im e quan Sonaldo Nazario, më kujtoi një eurogol të fenomenit

schedule16:13 - 20 Shtator, 2020

schedule 16:13 - 20 Shtator, 2020

Jose Mourinho priste një reagim pas humbjes në debutim ndaj Everton dhe djemtë e përgjigjet e gëzuan sot me triumfin 2-5 në fushën e Southampton. Trajneri i Tottenham foli pas ndeshjes rreth situatës së ekipit të tij, merkatos dhe Dele Alli, i cili nuk luajti në sfidën e sotme.

Ndombele nuk u dëmtua, por të gjithë e dimë që nuk është në formën e tij më të mirë fizike. Gjithsesi, Lo Celso më dha përshtypjen se ishte i lodhur dhe vendosa të aktivizoj Ndombele si titullar. Fakti që u ndëshkua me të verdhë më detyroi ta zëvendësoja, nuk doja të rrezikoja.

Golat e SOUTHAMTON-TOTTENHAM

Merkato? Bale është një nga lojtarët më të mirë në Evropë, ndërsa Reguilon vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur që do i kem në dispozicion këta lojtarë. Dua ekuilibër në skuadër, në futboll ke nevojë për shumë enigma për të formuar formacionin titullar.

Dele Alli? Nuk mund të kem tre sulmues krahu dhe një numër dhjetë, duke mbetur pa lojtarë defensivë. Tottenham ka nevojë për ekuilibër. Dele nuk luajti sot, por me shumë mundësi do të zbresë në fushë ditën e martë.

Son? Djali im e quan Son-aldo Nazario dhe sot u shfaq realisht si Son-aldo Nazario. Sot më kujtoi një gol të brazilianit. Luhej Compostela-Barcelona në vitin 1996, kisha nderin të isha në krah të Bobby Robson, Ronaldo mori një top në mesfushë dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm“, deklaron Mourinho. /abcnews.al