Mourinho pas fitores: Kane fantastik! Bukur të jesh i pari, s’jam i fiksuar

schedule09:54 - 22 Nëntor, 2020

schedule 09:54 - 22 Nëntor, 2020

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, u shpreh shumë i lumtur pas fitores së ditës së djeshme kundër Manchester Cityt. Portugezi u ndal pas ndeshjes tek performanca e Harry Kane, i cili dhuroi një asist për Giovani Lo Celso. “Special One” foli dhe për marrjen e kreut të renditjes, edhe pse atij nuk i intereson ecuria e ekipeve të tjera.

“Kane është një lojtar fantasik. Kur rrethi pranë tij është perfekt, atëherë ai është i jashtëzakonshëm. Ndoshta Harry do të ndryshojë mënyrën se si tifozët e duan futbollin dhe mendimin e tyre për një sulmues. Ai përfaqëson shpirtin e këtij ekipi, është thjesht fantastik.

 

 

“Vendi i parë? Unë preferoj të jem në krye të kampionatit sesa i dyti, i treti apo i katërti, por nuk është një mani. Nuk e kam aspak problem nëse Leicester fiton dhe ngjitet në vendin e parë. Unë thjesht dua të fitoj ndeshjen time dhe nuk më interson aspak konkurenca.

Dua të shkoj në ndeshjen tjetër me besimin tek lojtarët se do të marrim tre pikët. Gjithçka po shkon mirë dhe është bukur të shkosh në shtëpi, duke e ditur që je në vend të parë”, përfundon Mourinho. /abcnews.al