Mourinho me plan të qartë, synon mbrojtësin e Manchester Cityt

schedule17:41 - 16 Janar, 2020

schedule 17:41 - 16 Janar, 2020

Jose Mourinho po kërkon një mbrojtës të djathtë dhe ka nisur nga puna për ta transferuar në Londrën Veriore. Objektivi i trajnerit të Tottenham është Joao Cancelo, i cili la Juventusin verën e kaluar për të kaluar te Manchester City.

Portugezi u vlerësua 60 milionë sterlina nga bardhezinjtë dhe City pagoi edhe 27.4 milionë sterlina përveç kartonit të Danilos. Aventura te kampionët e Anglisë nuk po shkon mbarë dhe nuk përjashtohet shitja e tij në janar.

Bayern Munchen dhe Valencia po e ndjekin me kujdes, ndërsa “Special One” po nxiton. TalkSPORT raporton se trajneri portugez ka telefonuar patriotin e tij për ta pyetur mbi gatishmërinë për të punuar së bashku. Mourinho po tenton të bindë 25-vjeçarin që të pranojë transferimin te Spurs dhe më pas do i paraqitet një ofertë edhe Cityt. /abcnews.al

 

Joao Cancelo