Mourinho e la jashtë në kampionat, PSG nis ofensivën për Dele Alli

schedule11:38 - 21 Shtator, 2020

schedule 11:38 - 21 Shtator, 2020

Drejtuesit e PSG-së janë gjithmonë në kërkim të lojtarëve të duhur për të përforcuar kontingjentin e trajnerit Thomas Tuchel. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Dele Alli.

Mesfushori ofensiv pritet të largohet nga Tottenham. Në sfidën e djeshme në kampionat të fituar 2-5 jashtë fushe me Southampton, Jose Mourinho nuk e grumbulloi fare.

Në raportin mes 24-vjeçarit dhe trajnerit portugez diçka ka ndodhur, edhe pse ky i fundit u shpreh se lojtari mund të luajë në takimin e së martës ndaj Leyton Orient në EFL.

The Telegraph raporton se PSG ka nisur kontaktet më Spurs. Nënkampionët e Evropës duan të përfitojnë nga situata dhe po punojnë për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares angleze. /abcnews.al