Motori i picave përplaset nga një automjet në Elbasan, lëndohet drejtuesi

schedule16:56 - 30 Korrik, 2021

schedule 16:56 - 30 Korrik, 2021

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Mësohet se një automjet me targa të huaja është përplasur me një motor që përdorej për të shpërndarë picat.

Për pasojë, i lënduar lehtë ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia në vendngjarje po heton më tej për zbardhjen e rrethanave. s.b/abcnews.al/