Motomjeti përplaset me bordurën në Durrës, lëndohet drejtuesi

schedule17:52 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 17:52 - 4 Dhjetor, 2021

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Durrës, pasditen e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se nje motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur  me bordurën e rrugës. Për pasojë drejtuesi ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 04.12.2021., rreth orës 17:20, në lagjen Nr.13 Durrës, nje motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur  me bordurën e rrugës, e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al