Moti i keq në SHBA, stuhi dëbore dhe reshje të dendura

schedule12:41 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 12:41 - 2 Dhjetor, 2019

Një stuhi dëbore dhe reshje të dendura kanë gjetur të papërgatitur amerikanët të cilët ktheheshin nga pushimet e Thanksgiving – ditës së falenderimeve; me temperatura dimërore që kanë përfshirë të gjithë verilindjen dhe pjesën më të madhe të perëndimit të vendit.

Janë 50 milion persona të përfshirë nga moti i keq, në mënyrë të veçantë në bregun lindor, duke bërë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në shtete të ndryshme mes të cilave dhe në Kaliforni dhe Nju Jork.

Në Nju Jork orët e fundit janë regjistruar reshje të dendura por dhe reshje dëbore si në Boston dhe Filadelfia. Kaos për sa i përket trafikut ajror me më shumë se 1300 fluturime të nisura me vonesë dhe 700 të tjera të anuluara në të gjithë Shtetet e Bahskuara të Amerikës.

Situata mbetet kritike dhe në aeroportet kryesore të rajonit verilindor të vendit, ndërsa reshje shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë Bregun Perëndimor dhe sidomos Kaliforninë./abcnews.al